TAVË SPECIALE ME SPECA DHE ORIZ

Përbërësit:
4 speca
600 gram mish i grirë
1 gotë qepë e grirë
½ gotë selino e grirë
450 gram domate
300 gram salcë domate
1 ½ lugë çaji salcë Worcestershire
1 ½ gota oriz i gatuar
240 gram djathë cedar
1 ½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper i zi
½ lugë çaji rigon
½ lugë çaji borzilok
½ lugë çaji hudhër pluhur
Vaj ulliri
Përgatitja:
Së pari ngrohni furrën në temperaturën 176 gradë Celcius. Lyeni një tavë me pak yndyrë.
Në një tigan hidhni vajin e ullirit dhe nxeheni në temperaturë mesatare. Skuqni fillimisht mishin e grirë sëbashku me qepën dhe selinon për 5 minuta.
Shtoni specat e prera në copa të vogla, kripën, piperin e zi, rigonin, borzilokun dhe hudhrën pluhur. Skuqini për pak minuta, duke i përzier here pas here.
Shtoni domatet, gjysmën e salcës së domateve dhe atë Worcestershire. Ziejini për 5 minuta.
Hidhni orizin e gatuar dhe gjysmën e djathit. Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe hidhini në tavë.
Shtoni salcën dhe djathin e mbetur. Vendoseni tavën në furrë dhe piqini për 25-30 minuta.
Ju befte mir!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *