SALLATE ME PANXHARE DHE KARROTA TE GRIRA

Ka nje shkolle mendimesh se ngjyrat e forta te ushqimeve mbartin vlera te medha ushqyese. Kjo eshte shume e vertete per sa i perket antioksidanteve, pasi ata ne vetvete jane pigmente, qe i japin ngjyren perkatese bimes, ne me te shumten e rasteve. Per kete arsye, ne kemi krijuar kete sallate, ku ngjyra vishnje e panxharit, me portokalline e karrotes dhe jeshilen e nenexhikut ofrojne nje kombinim ideal fitokimikatesh antioksiduese.

PERBERESIT:

 

  • 2 luge te medha leng portokalli
  • 2 luge te vogla leng limoni
  • 2 luge te vogla vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 1/2 luge te vogel xhinxher te fresket te grire
  • 1/4 luge te vogel kripe deti
  • 1 kupe karrota te grira ne fije
  • 1 kupe panxhare te gjalle te grire ne fije
  • 2 luge te medha nenexhik te fresket

 

PERGATITJA:

Perzieni ne nje tas lengun e portokallit, limonit, vajin, kripen dhe xhinxherin deri sa te behen salce e lidhur. Ndajeni salcen ne dy pjese dhe me secilen marinoni vec e vec karrotat dhe panxharin. Me pas i vendosni bashke ne nje pjate te thelle sallate, ne menyre qe te dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karrotave, dhe ne fund i hidhni persiper nenexhikun. Sipas deshires mund ti shtoni shege ose rrush te thate. Koha e gatimit: 10minuta. Ruajtja: ne ene qelqi me kapak, 3-5 dite ne frigorifer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *