Receta nga Renato Mekolli/ Parfe me boronica

Boronicat renditen në listën e super frutave! Kjo parfe e lehtë ju sjell kombinimin e tyre në një shtresë pane, me shumë pak yndyrë dhe spërkatur me grimca kanelle. Kontrasti i shijeve krijon një kombinim fantastik dhe të freskët!

Përbërësit

150 gr sheqer

100 gr arra

100 gr reçel me boronica të kuqe (ose edhe reçel me fruta pylli / qershie)

100 ml pana pastiçerie

4 vezë

Pak kanellë

Udhëzimet

Hapi 1 I rrahim në një enë të bardhat e vezëve dhe pastaj shtojmë gjysmën e sasisë së sheqerit, duke i përzier lehtë.

Hapi 2 Rrahim panën e pastiçerisë në mikser (ose në rast mungese mjafton t’i rrahim fort me rrahësen e vezëve) derisa të bëhet kremoze.

Hapi 3 Shtojmë të verdhat e vezëve me pjesën e mbetur të sheqerit, dhe i rrahim mirë derisa të përfitohet një masë e njëtrajtshme.

Hapi 4 Në të njëjtën enë ku kemi masën e përfituar shtojmë reçelin me boronicat e kuqe, të bardhat e rrahura të vezëve dhe arrat. Me shumë kujdes mundohemi ta përziejmë gjithë masën, derisa të përftojmë kremin e lidhur mirë me të gjithë përbërësit.

Hapi 5 Masën e përftuar e vendosim në një formë drejtkëndore të gjatë dhe e fusim në ngrirje, ku e lëmë të paktën për 6 orë.

Hapi 6 E nxjerrim nga ngrirja dhe parfeja do të jetë gati për t’u shërbyer sipas dëshirës dhe fantazisë suaj, duke përdorur reçelin apo boronicat e kuqe për dekor.