Mishi i Rrallë i Shkurtëzës në Shqipëri – Një Recetë Me Shije dhe Vlera Ushqyese

Në Shqipëri, ashtu si edhe në mbarë botën mishi i Shkurtëzës konsiderohet si një produkt i veçantë që rrallë gjendet. Kryesisht ata që kanë qenë me fat për të shijuar e përfituar vlerat e tij janë të apasionuarit pas gjahut të shpendëve.

Kush rastiste Shkurtëzat në pyll mburrej për javë të tëra për zotësinë që i kishte kapur dhe përfituar vlerat e shijen e mrekullueshme të tyre. Aq sa kush e shtronte në gostitë e tryezat e mikpritjes për miqtë bënte nderimin më të madh ndaj tyre.

Sot, vlerat ushqyese të Shkurtëzës, (jo vetëm mishi por edhe vezët) po çmohen dhe po marrin rëndësinë e duhur përsa i përket përfitimeve shëndetësore.

Rëndësia e këtyre vlerave dhe shijes unike ka nxitur ngritjen e agrobizneseve të para shqiptare në mbarështimin e tyre. Nëse ndodhesh në fermën BestBio ku mbarështohen Shkurtëzat kupton se gjithçka aty, për t’iu përshtatur Shkurtëzave funksionon në kushtet e jetesës në natyrë.

Ndër Produktet më të Kërkuara sot

Stafi i faqes  GATIMETRADICIONALE.ML foli me ekspertët e kësaj ferme për të mësuar më shumë mbi vlerat e Shkurtëzës si dhe mori prejt tyre një recetë të shijshme gatimi për ta ndarë me lexuesit dhe ndjekësit tanë.

“Njerëzit sot po kërkojnë gjithmonë dhe më shumë produkte sa më natyrale, të shëndetshme madje edhe të veçanta. Duke qenë se ferma është pozicionuar në kodrat afër Tiranës, midis Petrelës dhe Baldushkut, në një zonë me ullinj shekullorë, ajo gjthashtu është e rrethuar nga pyje dhe bimësi e egër.

Kjo na ngacmoi interesin lidhur me faunën e egër të trevave shqiptare duke parë mundësinë e mbarështimit të shpendëve të egër si fazani, thëllëza e malit, etj.

Nga kërkimet e bëra, u pa se Shkurtëza është një nga llojet e shpendëve të egër e cila mund të mbarështohet nga njeriu. Ky shpend, është shumë i kërkuar dhe pëlqehet nga të gjithë për shijen e veçantë të mishit. Ashtu si mishi i shijshëm, na tërhoqen vëmendjen vlerat edhe dobitë e vezëve të shkurtëzës.

Duke parë rezultatet e studimeve të bëra nga institucione ndërkombëtare, rezultoi se veza dhe mishi i saj, perveç se është e shijshme, përmban elementë të cilat ndikojnë pozitivisht në shendetin e njeriut” thonë përfaqësues të BestBio për GATIMETRADICIONALE.ML .

Një Recetë Që Do T’ju Përfshijë Tërësisht

Nga që është një produkt i rrallë, çdo amvisë teksa bëhet gati të përgatisë mishin e Shkurtëzës përfshihen nga ndijesia që të jep kënaqësia e përgatitjes së diçkaje të veçantë.

Mishi i Shkurtëzës vlerësohet për shijen e tij të veçantë. Foto: Flickr

Përbërësit

 (Për 4 persona)

8 shkurtëza (2 për cdo person duke qenë se shkurtëza është e vogël në përmasa)

 Kripë

Një lugë gjelle gjalpë pa kripë

2 gjethe dafine

Piper i zi kokërr

Piper i kuq pluhur (nëse dëshironi)

Lëngu i një kokërr limoni

 Përgatitja

 Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr. Shtoni aty kripë, piper të zi, piper të kuq, gjethet e dafinës dhe gjalpë pa kripë.

Lëreni të ziejë dhe sa lëngu të nisë të vlojë fikni sobën dhe shtoni aty shkurtëzat e pastruara. Lëreni të marinohen në ujin e vluar për 3-4 orë.

Më pas, parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Ndërkohë që furra ngrohet, lyejeni të gjitha shkurtëzat me gjalpë dhe provjini a kanë kripë mjaftueshëm.

Vendosini të gjitha shkurtëzat në një tavë, spërkatini me pak nga lëngu ku po marinoheshin dhe futini të piqen në furrë përreth 18-20 minuta.

Kur të jenë pjekur, mishi do të ketë ngjyrën e artë të kuqërremtë dhe tava do të ketë pak lëng në fund të saj.

Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet për 15 minuta. Në fund spërkatini me pak lëng limoni sipas dëshirës.

Shoqërohen me patate dhe perime të pjekura, supa të ndryshme, por ato janë fantastike edhe në përgatitjen me rroshnica, me përsheshin tradicional si dhe në një larmi të shijshme recetash të tjera.

 Vlerat Mrekullibërëse të Produkteve të Shkurtëzës

 Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i mishit por edhe vezët të shkurtëzës janë një “mbështjellje” e plotë e vitaminave dhe proteinave që i duhet organizmit për të qenë i fortë dhe i shëndetshëm.

Sipas nutricionistëve dhe ekspertëve të fermës BestBio mishi i shkurtëzës dhe vezët e tyre promovojnë shëndetin e mirë të zemrës dhe trurit, dy ndër organeve bazë të shëndetit.

Vitaminat që gjenden në mishin dhe vezët e Shkurtëzës ndihmojnë në përmirësimin e shikimit ashtu si edhe në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Ndaj dhe ato këshillohen për personat që vuajnë nga astma. Në këtë rast është i rekomandueshëm lëngu i mishit të shkurtëzës ashtu si edhe konsumimi i vezëve të tyre të pagatuara.

 “Vlerat e Shkurtëzës, si mishit ashtu edhe vezëve janë të mirëstudiuara si për mbajtjen e organizmit të shëndetshëm ashtu edhe për dietat e problemeve të ndryshme shëndetësore. Duke nisur që nga problemet me stomakun, pra sistemin tretës, diabetin, problemet me kockat por edhe aneminë.

Të gjitha këto marrin lethësim të konsiderueshëm nga konsumimi i mishit dhe vezëve të Shkurtëzës. Kohët e fundit shohim se konsuamtorët shqiptarë po njihen gjerësisht me këtë produkt si dhe interesi i tyre për ta patur në tryezë po rritet përherë dhe më shumë” thonë përfaqësues të BestBio për GATIMETRADICIONALE.ML .