KOFSHË PULE ME LËKURË AROMATIKE

Përbërësit:

  • 10 kofshë pule
  • 2 filxhanë troshka buke/galetë
  • parmezan
  • 4 lugë gjelle magdanoz
  • 2 lugëza piper i kuq
  • 2 lugëza hudhër pluhur
  • 1 lugëz rigon
  • 2 lugëza kripë
  • 3 lugë gjelle mustardë
  • 200 gr gjalpë
  • piper i zi

Hapi 1

Furrën ngroheni në 200 gradë, ndërsa tavën ku do të piqet mishi lyejeni me gjalpë.

Hapi 2 

Në një enë bashkoni troshkat e bukës, parmezanin e grirë imët, magdanozin, rigonin, piperin e kuq dhe hudhrën.

Hapi 3

Shtoni kripë e piper të zi dhe përziejini mirë të gjitha.

Hapi 4

Në një enë tjetër shkrijeni gjalpën, shtojini mustardën e trazojini mirë bashkë.

Hapi 5

Kofshët e pulës lyejni me përzierjen prej mustarde e gjalpe e më pas kalojini tek troshkat e bukës.

Hapi 6

Kofshët e përgatitura kështu renditini në tavë dhe piqini në furrën e parangrohur për afro 1 orë ose derisa të marrin një ngjyrë të bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *