Fileto peshku në furrë me salca mustarde

Përbërësit

1 kg fileto peshku,

1 lugë mustardë,

1-2 limona,

1 lgj gjalpë,

1 kg labot,

Vaj ulliri,

Kripë,

piper,

rozmarinë.

Përgatitja

Filetot e peshkut nëse i marrim të ngrira i vendosim në ujë të ftohtë me kripë dhe i lemë sa të shkrihen për rreth 30 minuta.

Marrim një tavë ku shtrojmë letër alumini, vendosim filetot e peshkut dhe i lyejmë me gjalpë ose me vaj ulliri. Trazojmë në një enë mustardën me vaj ulliri, cipë dhe lëng limoni, kripë dhe piper të zi. E hedhim salcën e përgatitur mbi filetot e peshkut, shtojmë 1-2 degë rozmarine (sipas dëshirës) dhe e vendosim peshkun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta.

Ndërkohë vendosim labotin të ziejë dhe pasi të ketë ulur vëllimin e vendosim në tavën me fileto peshku duke e trazuar paksa me lëngjet që ka lëshuar peshku. I kthejmë filetot nga ana tjetër dhe e lemë tavën në furrë dhe për 5-10 minuta të tjera.