Përbërësit
  • 1 kg miell
  • 7 kokërr vezë
  • 200 ml vaj
  • 250 ml qumësht
  • 5 gr kripë
  • 1 kg arra
  • 250 gr gjalpë (i shkrirë)
  • 1/2 kokërr limon
Përgatitja
1
Nga 7 vezë, do të përdorni të verdhat e katër vezëve dhe 3 të tjerat bashkë me të bardhën. Hidhini të tëra lëndët sipër miellit dhe zini brumin. Më pas punojeni mirë me dorë dhe pastaj mbulojeni me një pecetë pakëz të lagur, duke e lënë ashtu për 20 minuta.
2
Brumin ndajeni në 4 pjesë dhe çdo pjesë ndajeni në 15 copa të vogla, të cilat punojini sërish. Secila nga sferat hapet në një diametër prej 15 cm. Hidhini niseshte gjatë hapjes që të mos ju ngjiten dhe çahen petat.
3
Më pas merrini petat që i keni vënë një mbi një dhe hapeni këtë petë të vetme në madhësinë e tepsisë tuaj. Pasi ta keni hapur, vëreni mbi tepsi, që sigurisht do ta keni lyer më parë me gjalpë. Më pas hidhni sipër petës gjalpin e shkrirë. Vazhdoni në të njëjtën mënyrë dhe me 15 sferat e dyta.
4
Më pas vendosini në tepsi, shtojini gjalpin dhe pas kësaj hidhini në mënyrë të njëtrajtshme arrat e copëtuara. Më pas vazhdoni po njësoj dhe më 15 sferat e grupit të 3-të, viheni në tepsi, hidhini gjalpin dhe po njësoj hapni dhe 15 sferat e grupit të fundit dhe ndiqni të njëjtat veprime dhe për to.
5
Në fund priteni bakllavanë dhe futeni të piqet në furrën e ngrohur më parë në 110° C dhe mbajeni aty për rreth 6 orë. Kujdes! Sigurohuni qe e keni pjekur shumë mirë, se aty qëndron sekreti i saj.
6
Merrni 2 kg sheqer, hidhini në tenxhere dhe aty shtoni 1 litër me ujë. Hedhim lëngun e limonit në mënyrë që shërbeti kur të ftohet të mos ngjitet. Shërbetin ziejeni deri sa të trashet, pastaj e hedhim të nxehtë në tepsinë e bakllavasë.