Loading...
Home » » Torte e Lehte

Torte e Lehte



Një tortë e lehtë për t’u përgatitur dhe për t’u ngrënë.

Përbërësit:
  • 600 gr biskota të bluara
  • 250 gr buter
  • 2 qokolata për zierje
  • 2 lugë të mëdha sheqer pluhur
  • 1 puding vanile
  • 6 lugë sheqer
  • 800 ml qumësht
  • 200 gr kokos
  • 2 paketime jafakeks
  • 200 ml krem pana të ëmbël
Përgatitja:
Përgatisni shtresën e parë. Shkrini buterin, shtoni qokolatat për zierje, përzieni mirë dhe shtoni sheqerin pluhur e biskotat. Ketë masë rrafshojeni në tavë.
Përgatisni shtresën e dytë. Zieni qumështin me puding dhe 6 lugë sheqer, derisa të trashet mjaftueshëm. Largojeni nga zjarri dhe shtoni kokosin. Këtë masë shtrojeni mbi shtresën e parë.
Mbi shtresën e dytë renditni jafakeksa, mbi ta shtoni kremin pana të rrahur.
Servojeni të ftoht.
Share this article :

Lexoni Me Shume