Lexoni Me Shume

Loading...

Tuesday, February 20, 2018

Roladë me patate


Përbërësit:

  • 6 patate
  • 2 gota djath parmezan
  • 3 lugë të vogla kripë
  • 4 lugë të mëdha vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 500 gr mish i bluar viqi
  • 500 gr salcë domatesh
  • 4 lugë të mëdha majdanoz i grirë
  • gjysmë luge të vogël piper i zi
  • 6 gota spinaq
  • 2 thelpinjë hudhre
  • 1 gotë djath rikota
Përgatitja:
Nxeni furrën paraprakisht në 180 gradë.
Me ndihmën e thikës, preni patatet në copa me trashësi 6mm.
Në letër kuzhine të shtruar në tepsi, vendosni gjysmën e parmezanit, dhe shpërndajeni mirë në tërë sipërfaqen. Vendosni patatet mbi parmezan, duke i renditur në mënyrë që mos të mbes asnjë hapsire, ku secila patate e mbulon ngapak patatetn tjetër. Shtoni pjesën tjetër të parmezanit mbi patate. Shtoni një lugë të vogël krip, dhe futeni në furrë për 30 minuta.
Në një tigan, nxeni 2 lugë vaj ulliri në temperaturë mesatare. Pasi të nxehet vaji mirë, shtoni qepët e grira, dhe fërgoni derisa qepët të karamelizohen, për 15 minuta. Shtoni mishin, dhe fërgoni derisa të jetë gati. Shtoni sosin e domateve, 3 lugë majdanoz, 1 lugë të vogël krip, piperin e kuq dhe të zi. Vazhdoni ti fërgoni edhe për pak minuta. Largoni nga nxehtësia.
Në një tigan me dy lugë gjelle vaj ulliri, në temperaturë mesatare, shtoni spinaqin, 1 lugë krip dhe hdhrën, Gatuani për 10 min dhe largoni nga nxehtësia.
Në një enë të thellë kombinoni spinaqin dhe rikotën. Këtë përzierje, shtoni mbi patate, pastaj shtoni përzierjen me mish, dhe shtoni mocarella.
Me ndihmën e letrës së kuzhinës, formoni roladë. Futeni në furrë për 15 min. Në fund zbukurojeni me majdanoz të grirë dhe parmezan.

Recent Posts

Loading...