Loading...
Home » » Pasta me mish

Pasta me mish

Përbërësit:
  • 100 gram mish i terur i copëtuar
  • 300 gram gjoks pule
  • 2 lugë gjelle buter
  • krip dhe piper
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • 3 thelpinjë hudhre të grirë imët
  • 3/4 e gotës qumësht
  • 1/4 e gotës krem pana
  • 1 gotë lëng mishi
  • 3 lugë gjelle miell
  • 3/4 e gotës djath parmezan
  • 400 gram pasta
Përgatitja:
Fërgoni mishin e terur. Fërgoni gjithashtu mishin e pulës të prerë në kocka të vogla, me buter dhe krip e piper.
Zieni pastat dhe leni me një anë.
Përgatisni sosin: Në një tigan fërgoni hudhrat, shtoni qumështin, kremin pana, lëngun e mishit dhe  miellin. Fërgoni të gjitha bashkë duke i përzier vazhdimisht derisa të trashet, për rreth 7 minuta.
Shtoni parmezanin, dy llojet e mishit, majdanozin, dhe kripën e piperin sipas shijes.
Shërbeni të ngrohta.
Share this article :

Lexoni Me Shume