Loading...
Home » » Oriz me perime

Oriz me perime



Super recetë e lehtë për tu përgatitur në shtepi.

Përbërësit:
  • 3 thlepinjë hudhre të grirë imët
  • 1 lugë e vogël gjingjer pluhur
  • 3 lugë të medha qepë të grira imët
  • 1 gotë me perime të përziera
  • 3 vezë të mëdha
  • 4 gota oriz i zier
  • 2-3 lugë soja sos
  • fara susami
  • krip dhe piper i zi
  • fara të specave të kuq
  • mish pule i grirë në kocka të vogla
Përgatitja:
Në një tigan të nxehtë vendosni një lugë gjelle vaj gatimi, shtoni perimet dhe fërgoni për 10 sekonda. Shtoni hudhrën, gjingjerin dhe qepën, dhe fërgoni edhe për 2 minuta. Masën transferojeni në një pjatë dhe lëreni anash.
Kthejeni tiganin në zjarr dhe shtoni 2 lugë vaj, vendosni vezët e rrahura, përzieni mirë derisa të jenë gati. Shtoni mishin e zier dhe fërgoni edhe për 1 minut. Shtoni orizin e zier, dhe përzieni mirë për 2 minuta në zjarr.
Shtoni soja sosin, farat e specave të kuq, fërgoni edhe për 2 min. Shtoni në tigan perimet e fërguara. Shtoni krip dhe piper te zi.
Kur ta shërbeni shtoni përmbi fara susami.



Share this article :

Lexoni Me Shume