Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Këpurdha me qepë të karamelizuara



Kjo mënyrë e përgatitjes së këpurdhave është një prej mënyrave më të shpejta dhe më të mira të gatimit të këpurdhave. Të përziera me qepët e karamelizuara, marrin një shije të jashtëzakonshme. Duke u shtuar edhe pak verë, i bën të parezistueshme!

Përbërësit:
  • 300 gr këpurdha të freskëta
  • 1 qepë e mesme, e copëtuar
  • 1 thelb hudhre
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 luge sos soje
  • 60 ml verë të bardhë
  • krip dhe piper i zi
  • majdanoz i freskët
Përgatitja:
Nxeni vajin në temperaturë mesatare, shtoni qepën dhe hudhrën dhe fërgoni për 3-5 minuta, derisa të zbuten.
Shtoni këpurdhat dhe fërgoni për 10 minuta, duke i përzier shpesh.
Shtoni sosin e sojës, kripën dhe piperin, verën, dhe lërini në zjarr derisa vera të avullohet, për rreth 3-5 minuta.
Largoni nga nxehtësia dhe shtoni majdanozin e grirë imët. Servoni menjëherë.

Keshilla