Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Gjellë me gjoks pule


\
Gjellë e lehtë dhe e shijshme.

Përbërësit:
  • 500 gr gjoks pule
  • 1 qepë e madhe
  • 2 speca jeshil
  • 1 karrotë
  • erëza të përziera
  • piper i zi
  • mëlmesë keri
  • vaj
  • 200 gr ajkë
Përgatitija:
Në një tigan të thellë ne temperaturë mesatare qesim vajin dhe qepën e grirë imët, e lemë të skuqet derisa qepa të marrë ngjyre ari. Shtojme specat e grire dhe karroten e grirë, i fërgojmë edhe për 3 minuta.
Mishin e gjoksit të pulës e presim në copa të vogla në formë të kockave dhe e shtojmë në tiganin ku janë duke u fërguar perimet. Shtojmë edhe mëlmesat. Pasi t’i fërgojmë për 5 minuta duke i përzier herë pas here, shtojmë një gotë ujë, e mbulojme me kapak dhe e lëmë të zihen për 10-15 minuta.
Pasi të zihet dhe të avullohet pothuajse i gjithe uji, shtojmë ajkën, e përziejmë mirë dhe e largojmë nga zjarri

Keshilla