Lexoni Me Shume

Loading...

Tuesday, February 20, 2018

Ëmbëlsirë pa miell



Përbërësit:
  • 500 gram çokollatë për zierje
  • 1/2 e gotës buter
  • 6 të verdhë vezësh
  • 1/2 e gotës sheqer
  • 1/2 e gotës krem pana
  • 1 lugë gjelle sheqer vanilje
  • 6 të bardhë vezësh
për lyerje:
  • 500 gram çokollatë për zierje
  • 3/4 e gotës krem pana
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:
Nxeni paraprakisht furrën në 200 gradë.
Në një enë në avull shkrini çokollatën dhe buterin, pasi të shkrihen largoni me një anë. Pasi të ftohen pak, shtoni të verdhët e vezëve, sheqerin, sheqer vaniljen dhe kremin pana. Përzieni mirë.
Në një enë të thellë, rrahni me mikser të bardhët e vezëve. Shtoni pastaj tek ena me çokollatë, dhe përzieni me kujdes me anë të lugës.
Masën derdheni në tavë të lyer me kakao. Piqeni për dyzet minuta.
Përderisa ëmbelsira të piqet, përgatisni kremin për lyerje. Në një tenxhere të vogël derdhni kremin pana, shtoni çokollatën. Pasi të shkrihet, largojeni nga nxehtësia dhe shtoni mjaltën. Me këtë krem, lyeni ëmbëlsirën.
Zbukurojeni me gjethe rozmarine dhe me qershi.

Recent Posts

Loading...