Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Ëmbëlsirë me mollë pak më ndryshe

Përbërësit:

Për bazën:
  • gjysmë gote miell
  • gjysmë gote tërshërë
  • gjysmë gote sheqer integral
  • gjysmë luge e vogël pluhur për pjekje
  • 1/4 e lugës së vogël kanellë
  • pak krip
  • 1/3 e gotës buter
Për fillin:
  • 3-4 molla të qëruara dhe të grira
  • 3 lugë gjelle buter i shkrirë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 3 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë e vogel vanilë
  • 1/4 e gotës sheqer inegral
  • gjysmë luge e mesme kanellë
  • pak krip
Përgatitja:
Nxeni furrën në 180 gradë.
Për bazën. Në një enë të thellë përzieni të gjithë përbërësit, me dorë ose me blender. Futeni në frigorifer derisa e përgatisni fillin.
Për fillin. Në një enë kombinoni buterin e shkrirë dhe miellin deri sa të përzihen mirë. Shtoni lëngun e limonit, qumështin dhe vanilën, dhe përzieni mirë. Shtoni edhe kanellën, sheqerin integral dhe kripën.
Shtoni këtë përzierje te mollat e grira. Shtroni në një tepsi të vogël. Shtoni përmbi edhe bazën e përgatitur më herët. Piqeni për 30-35 minuta. Pasi ta largoni nga furra, lëreni të pushojë për 10 minuta.
Servojeni me akullore dhe me sos karameli.

Keshilla