Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Ajvarë shtëpie

 Përbërësit

10 kg specate kuq
5 kg domatete kuqe
5 patëllxhanë
5 karrota
4 luge kripë(ose sipas shijes)
4 luge sheqer
1 luge uthull
500 ml vaj

Hapat

1
Domatet i ngrijme,pastaj i kalojme neper uje te nxehte dhe qerojme me lehte.
2
Domatet i leme te kullohen per disa ore.
3
Ne nderkohe specat i largojme farat,pjekim ne furre,mbulojme ene me kapak dhe leme te pushojne per 1-2 ore.
4
Pastaj psecat i qerojme,bluajme ose grijmem imet me thike.
5
Ne nje ene te madhe qesim patellgjanet e qeruar dhe te bluar,karrotat e bluara ne rende dhe vajin.
6
Pasi te jene ferguar per 5-10 minuta ne zjarre te ngadalshme dhe jane zbutur mire,shtojme specat e bluara.
7
Fergojme edhe per 10 minuta,pastaj shtojme dhe purene nga domatet e bluara.
8
Vazhdojmem me zierjen derisa masa te jete kompkate e trashe dhe yndyra te del persiper .
9
Ne fund shtojme kripen sheqerin dhe uthullen e sallates.
10
Perzijme edhe per 10 minuta dhe qesim ajvarin neper kavanoze te sterilizuara me pare dhe mbyllim hermetikisht.
11
Nese vendosni te beni sasi me te madhe kavanozet pas mbushjes verini ne makinen per larjen e eneve ne program te shkurter,(pa i shtuar detergjent)dhe lerini aty derisa te ftohen ose mund ti veni ne nje ene me uje deri ne gjysmen e kavanozeve dhe vlojme ujin per 5 minuta.
12
Pasi te largojme nga zjarri,kontrollojme edhe nje here kapaket mos jane liruar nga nxetesia dhe mbyllim mire hermetikisht(derisa i kontrollojme i sjellim vetem nga ana qe mbyllet e jo nga ajo ti hapim kapaket).
13
Ajvarin e leme ne vend te fresket dhe mund ta perdorni per kohe te gjate

Keshilla