Lexoni Me Shume

Loading...

Monday, December 11, 2017

Sallata më e mirë për festat e fundvitit është kjo…

Sallata më e mirë për festat e fundvitit është kjo…

Shefat italianë e kanë një zgjidhje kur vjen puna për t’u nderuar në tavolinë. Ja cila është receta e tyre për sallatën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
 
Përbërësit:
1 kg katalonia (lloj spinaqi)
350 gr gjethe selino
1 portokall
Gjysmë limoni
Gjysmë shegë
Ullinj të zinj
Vaj ekstra i virgjër ulliri
Kripë
Piper
 
Përgatitja:
Sallata e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri fillon me  pastrimin e Katalonjës, duke eliminuar pjesën e sipërmes. Pastaj prejeni atë. Pastroni gjethet e selinosë për largimin e fibrave me një qëruese  perimesh.
Zieni kataloniat lehtë në ujë me kripë për 5 minuta, pastaj kullojini. Mund të përdorni edhe spinaq të thjeshtë, në vend të llojit katalonia. Zieni edhe copat e selinosë, për rreth 15-20 minuta dhe kullojini.
Përzieni katalonian dhe selinonë, me vaj ulliri, kripë dhe piper. Shtoni 20 ullinj të zinj, përzieni kërcellin e prerë të selinosë, të prerë në feta të holla dhe kokrrizat e shegës.
Plotësojeni me feta portokalli dhe limoni të freskëta.

Recent Posts

Loading...