Lexoni Me Shume

Loading...

Monday, December 11, 2017

Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta

Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta

Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta , falë recetës që Shije ju sjell. Hidhini një sy dhe nxitoni ta përgatisni... 
Përbërësit
4-5 banane
4 luge ajkë e thartë
200 ml ajkë e ëmbël
300 gram biskota
3 puding me vanilje
9 lugë sheqer
1 l qumësht
200 gr margarinë
 
Përgatitja: 
Në fillim përziejmë pluhurin e pudingut me sheqerin dhe pak qumësht të ftohtë,  kurse pjesën tjetër të qumështit e vëmë të vlojë. Pasi qumështi vlon, shtojmë pudingun dhe e përziejmë derisa të trashet kremi. Pastaj e largojmë nga zjarri,shtojmë margarinën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet margarina dhe kremi të homogjenizohet. 
Pastaj shtoni biskotat e copëtuara dhe i përzieni. Në kallëpa 25×35 të lyer me pak vaj, shtoni gjysmën e masës dhe me një shtresë me banane, mbuloni të gjithë sipërfaqen. Më pas shtoni kremin e pudingut dhe biskotat. 
Pasi ëmbëlsira të jetë ftohur pak, i shtoni sipër kremin e panës, të rrahur mirë. Shijojeni! 

Recent Posts

Loading...