Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Tavë speciale me speca dhe oriz


Për t’i bërë specat të shijojnë akoma më shumë, gatuajini sipas kësaj recete të thjeshtë. Një pjatë perfekte dhe mbi të gjitha një vakt i plotë, i cili do t’ju mbajë të ngopur për disa orë rresht.
Përbërësit:
4 speca
600 gram mish i grirë
1 gotë qepë e grirë
½ gotë selino e grirë
450 gram domate
300 gram salcë domate
1 ½ lugë çaji salcë Worcestershire
1 ½ gota oriz i gatuar
240 gram djathë cedar
1 ½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper i zi
½ lugë çaji rigon
½ lugë çaji borzilok
½ lugë çaji hudhër pluhur
Vaj ulliri
Përgatitja:
Së pari ngrohni furrën në temperaturën 176 gradë Celcius. Lyeni një tavë me pak yndyrë.
Në një tigan hidhni vajin e ullirit dhe nxeheni në temperaturë mesatare. Skuqni fillimisht mishin e grirë sëbashku me qepën dhe selinon për 5 minuta.
Shtoni specat e prera në copa të vogla, kripën, piperin e zi, rigonin, borzilokun dhe hudhrën pluhur. Skuqini për pak minuta, duke i përzier here pas here.
Shtoni domatet, gjysmën e salcës së domateve dhe atë Worcestershire. Ziejini për 5 minuta.
Hidhni orizin e gatuar dhe gjysmën e djathit. Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe hidhini në tavë.
Shtoni salcën dhe djathin e mbetur. Vendoseni tavën në furrë dhe piqini për 25-30 minuta.

Keshilla