Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Tavë me Mish Keçi

Tavë me Mish Keçi

Përbërësit
  • 600 gr mish keci
  • 4 tufë qepë e njomë
  • 15 ml salcë domatesh
  • 15 gr oriz
  • 12 kokërr kumbulla jeshille
  • 1 tufë kopër
  • 60 ml vaj ulliri
  • 20 gr kripë
  • 2 gr piper i zi
Përgatitja
1
Fillimisht kavardisni mishin me pak vaj ulliri, më pas shtoni qepët e njoma, vetëm pjesën e bardhë dhe pak jeshile.
2
Sapo qepa të fillojë të zbutet, shtoni salcën e domates, kripën dhe piperin e zi.
3
Kavardisini në zjarr të ulët dhe kur qepa të jetë zbutur plotësisht, shtoni dy gota ujë dhe lërini derisa të vlojë.
4
Më pas mishin e kavardisur me qepë vendoseni në një tavë dheu duke shtuar pak oriz, kopër dhe kumbullat jeshile.
5
Vendoseni tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius derisa mishi të piqet plotësisht.

Keshilla