Loading...
Home » , » Tavë Dheu

Tavë Dheu

Tavë Dheu

Një gatim tradicional i Tiranës me një aromë karakteristike dhe shumë e shijshme


Përbërësit
  • 30 gr qepë
  • 30 gr spec i kuq (djegës)
  • 30 gr spec jeshil
  • 70 gr mish viçi
  • 30 gr gjizë
  • 50 gr salcë domatesh
  • 10 gr miell
  • 3 gr majdanoz
  • 2 gr kripë
  • 2 gr piper
  • pak gjalpë
  • gjysmë thelpi hudhër
  • vaj ulliri
Përgatitja
1
Për përgatitjen e tavës së dheut, si fillim presim mishin në kubikë të vegjël. Më pas grijmë në rende qepën dhe specin jeshil.
2
Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe hedhim qepën, mishin dhe specin. I shtojmë edhe miellin dhe i kaurdisim deri në momentin që të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.
3
Më pas i shtojmë salcën e domates, specin e kuq djegës, që më parë e kemi grirë në rende dhe pasi i kaurdisim përbërësit, shtojmë pak ujë dhe gjizëdhe i lemë të ziejnë për 2-3 min. Pas zierjes e heqim tenxheren dhe e lemë mënjanë.
4
Marrim tavën e dheut, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim në sobë, në mënyrë që të nxehet sa më shumë.
5
Në momentin që tava është zier, i hedhim përzierjen e përgatitur dhe e fusim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.
6
Pasi nxjerrim tavën nga furra, ajo është gati për t’u shërbyer.
Share this article :

Lexoni Me Shume