Lexoni Me Shume

Loading...

Thursday, November 23, 2017

Si të përgatisni qumështorin tradicional



Në fëmijëri, kjo ishte pjata e preferuar e të gjithëve. Shumica e preferonin të ëmbël, prandaj edhe ne po japim versionin pak të aromatizuar të saj; por nuk ishin të pakët edhe ata që e donin të kripur. Sido që të ishte, tava nuk ngelej asnjëherë bosh. Pak për shije e pak për nostalgji, po sjellim recetën.
PËR 6 PERSONA:
80g miell, 2 vezë të plota, 200ml qumësht, 2 të verdha veze, 80g sheqer, 5 g vanilje, pak sheqer për sipër.
Skuqim miellin në pak gjalpë dhe pastaj shtojmë qumështin dhe 2 vezët e plota dhe e trazojmë në zjarr të ngadaltë derisa të trashet. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në një tavë, mundësisht tavë dheu. I hedhim sipër 2 të verdhat e vezëve të rrahura dhe pak sheqer dhe e fusim në furrë me 180 gradë për 25- 30 minuta. Shërbehet e ftohtë.

Recent Posts

Loading...