Lexoni Me Shume

Loading...

Friday, November 3, 2017

Si te Gatujame - Pite Me Molle

Pite me mollë
Përbërësit
  • 500 gr petë të gatshme për pite
  • 6 mollë
  • 200 gr gjalpë i shkrirë
  • 100 gr arra të bluara
  • 4 lugë sheqer
  • 4 lugë (thërrime buke)
  • 1 lugë kanellë
  • rrush të tharë



  • Për sherbetin:
  • 700 gr sheqer
  • 1 l ujë
  • ½ limon
Përgatitja:
Mollët i qerojmë dhe i grijmë në rende.
Hedhim mollët në tigan(pa vaj) dhe i zbusim për 3-4 minuta.
Shtojmë shqerin dhe kanellën.
Përzijmë, dhe më pas i shtojmë dhe arrat e bluara dhe rrushin e tharë.
Petët i shtrojm në tavolinë 3 ose 4 dhe secilën e lagim me gjalp të shkrirë duke përshkuar tërë sipërfaqen me brushe kështu nuk merr shumë yndyrë.
Më pas hedhim rrushin e thatë dhe arrat në petë dhe i mbështjellim në formë roleje.
Rolet e përgatitura i vendosim në tepsi dhe i presim si në foto.
E pjekim në temperaturë 200 gradë për 15 minuta pastaj e ulim në 150 gradë edhe për 15 minuta të tjera.
Ndërkohë që është duke u pjekur, përgatisim sherbetin dhe pasi të dal nga pjekja e hedhim.
E servojmë sipas dëshirës.

Recent Posts

Loading...