Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Shpretka Viçi të mbushura

Shpretka Viçi të mbushura

Një recetë kalorike shumë e shijshme. Shpretkat gatuhen me mish të grirë, mëlçi, qepë, hudhërerëza dhe perime, si: karota, patate dhe domate.

Përbërësit
  • 200 gr shpretka
  • 50 gr mish i grirë
  • 100 gr bumbarre viçi (të brendshmet ose gjendrat)
  • 50 gr mëlçi
  • qepë
  • hudhër
  • erëza (piper, rigon)
  • kripë
  • cipë bagëtie
  • karotë
  • patate
  • domate
Përgatitja
1
Fillimisht ndajmë shpretkën përgjysmë.
2
Me anën e një thike të mprehtë krijojmë një xhep.
3
Ndërkohë përgatisim mbushjen.
4
Grijmë qepën, hudhrat, mëlçinë dhe bumbarret në copa kubike.
5
Përgatisim masën e mbushjes duke shtuar edhe mishin e grirë.
6
Hedhim brenda erëzat dhe e punojmë.
7
Më vonë fillojmë dhe bëjmë mbushjen e shpretkës.
8
Tek pjesa ku e çamë me thikë e kapim me stikadent.
9
E vendosim në një tavë. Shtojmë zarzavatet në formë kubike. Shtojmë pak yndyrë dhe e fusim në furrë në temperaturë 200 ºC për 1-1 orë e gjysmë.

Keshilla