Lexoni Me Shume

Loading...

Thursday, November 9, 2017

Shampoja natyrale që rrit dhe dendëson flokët në 1 muaj


Flokët e shëndetshëm dhe të bukur janë një simbol universal i feminilitetit dhe bukurisë. Por, ato dëmtohen dhe bëhen problematike në mungesë të kujdesit të duhur, nga lyerja, përdorimi i pajisjeve elektrike, stresi apo ndryshime të tjera. Të gjithë këto faktorë shkaktojë madje edhe rënien e flokëve.
Por, ka disa mënyra se si të keni flokë të shëndetshëm që i keni ëndërruar gjithnjë, të dendur dhe me volum. Kjo shampo natyrale që mund ta përgatisni vetë në shtëpi ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre volum. Mund të marrë pak kohë, por rezultatet do të jenë të dukshme në vetëm 30 ditë.

Përbërësit:
30 ml vaj hithre, 50 ml vaj esencial (livando, qitro), 100 ml pantenol (solucion/e gjeni në farmaci), 1 vitaminë B-2, 750 ml shampo (me hither)

Përgatitja:
Shtoni Pantenolin në shampon me hithër dhe më pas hidhni vajrat esencialë. Shtoni gjithashtu edhe vitaminën B-2 dhe tundeni shampon në mënyrë që të kombinohen të gjithë përbërësit.
Masazhojeni kokën ngadalë më këtë shampoo dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta. Më pas lajeni kokën me ujë të ngrohtë si zakonisht.
Të gjithë këto përbërës do të ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës si dhe do të përshpejtojnë absorbimin e përbërësve të tjerë.
Në këtë mënyrë flokët do të ushqehen dhe do të rigjenerohen në vetëm pak kohë. Përdoreni 3 herë në javë për 1 muaj rresht dhe më pas mund ta përdorni më rrallë, pasi të keni evidentuar efektet e mahnitshme të përdorimit të saj.

Recent Posts

Loading...