Loading...
Home » , » Receta më e thjeshtë dhe më e shijshme e lakrës turshi

Receta më e thjeshtë dhe më e shijshme e lakrës turshi

Receta më e thjeshtë dhe më e shijshme e lakrës turshi
Nëse edhe ju jeni adhurues të turshive, atëherë rrëmbeni recetën e mëposhtme, siguroni përbërësit dhe nxitoni ta përgatisni 
Përbërësit: 
2 lakra me madhësi mesatare
10 litra ujë
5 lugë gjelle me kripë

Përgatitja:
Lajmë me ujë të bollshëm lakrat dhe i pastrojmë mirë. Ndërkohë zgjedhim një enë dhe e përvëlojmë me ujë të nxehtë. Përgatisim shëllirën. Në një tenxhere shtoni ujin dhe kripën. I zieni mirë dhe më pas i lini të qendrojnë për rreth 12 orë.
Merrni enën prej qelqi dhe filloni vendosni me rradhë gjethet e lakrës. Sipër u vendosni një gur të rëndë. Tani shtoni shëllirën, mbulojeni me një napë të pastër dhe vendosni kapakun.
Pastroni herë pas herë cipën që krijohet në sipërfaqe. Lakra do të jetë gati pas 20 ditësh.
Copyright GatimeTradicionale.Com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit
Share this article :

Lexoni Me Shume