Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Petulla të çastit, pa shumë rrëmujë! Receta e plotë

Petulla të çastit, pa shumë rrëmujë! Receta e plotë
Kush nuk i do disa petulla të shijshme, por të përgatitura pa shumë rrëmujë? Atëherë jeni në vendin e duhur. GatimeTradicionale.Com ju sjell recetën e realizimit së disa petullave të shijshme, nga duart tuaja.
Përbërësit:

300 ml ujë të vakët
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë kafe me kripë
40 gram maja
400 gram miell
1 lugë gjelle uthull 
Përgatitja:
 
Në ujë të vakët shtoni majanë, sheqerin dhe i trazoni mirë. Pastaj shtoni miellin, kripën, uthullën dhe i trazoni mirë. Masa rekomandohet të punohet me një mikser. Pasi e keni punuar mirë brumin, e lini të qendrojë për 20 minuta, derisa të dyfishohet vëllimi.
Në një tigan të thellë, me vaj të nxehur mirë, merrni një lugë gjellë  nga masa e petullave dhe vendoseni për tu skuqur. E lini të skuqet mirë nga të dyja anët. Kështu veproni me të gjithë brumin e petullave.
Zjarri duhet të jetë mesatar dhe duhet të ketë mjaftueshëm vaj, në mënyrë që petullat të vetërrotullohen. Uthulla përdoret që petullat të mos marrin shumë vaj. Kështu veproni me të gjithë brumin e petullave.
Rekomandohet që sa herë të merrni masën me lugën e gjellës, ta lagni me ujë më parë. Kjo do të shmangë ngjitjen. Pasi petullat të jenë skuqur, konsumojini të ngrohta duke i shoqëruar me sheqer, djathë ose reçel

Keshilla