Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Një udhëtim në kuzhinën arbëreshe dhe pjatat tradicionale të saj


Shkruan faqja më e madhe italiane e kuzhinës: Surprizat e kësaj kuzhine që i dhanë shumë gastronomisë tonë, si i ruajtën traditat nga Abruzoja në Siçili. Komunitetet e lashta shqiptare mbërritën në Italinë e mesme duke nisur shekulli VX pasi tentuan të largohen nga dominimi turk.
“Mes shumë kuzhinave që e kanë bërë të madhe kuzhinën italiane, njëra prej tyre i ka dhënë shumë gastronomisë tonë, sidomos zonës së Jugut. Po flasim për për komunitetet e lashta shqiptare, prezente në territorin tonë, trashëgues të Arbëreshëve, shqiptarët e ardhur në Itali në fillim të shekullit XV, të cilëve sovranët e Napolit u dhanë toka në shkëmbim të shërbimit ushtarak ndaj tyre.
Më pas gjithmonë e më shumë arbëreshë u vendosën në jug të Italisë pasi u përndoqën nga Vendi i Shqiponjave prej pushtuesve otomanë. Një komunitet krenar, i cili ka ditur të ruajë traditat dhe zakonet e tokës së origjinës, duke marrë shumë dhe prej zonave përreth, njerëzve të cilave i mirëpritën. Dhe kështu ndodhi me kuzhinën e tyre, shumë e ngjashme me atë shqiptare, por dhe me zonat përreth”, shkruhet në faqen lacucinaitaliana.it
Përmes këtij artikulli do të bëjmë një udhëtim enogastronomik tek komuniteti arbëresh nga Abruzo deri në Siçili.
Byrek me spinaq
E fillojmë nga Abruzoja, saktësisht Villa Badesa, një fraksion i vogël i Rosciano-s (Pescara), ku shumë shqiptarë katolik u vendosën në shekullin XVIII. Sot aty mund të shijosh pjata si tepsi, një lloj tortë e kripur, shkruan lacucinaitaliana.it, në të cilën një petë mbulon mbushjen me spinaq, qepë dhe stika. Një pjatë shumë e ngjashme me burekun turk apo byrek siç i thonë në Shqipëri.
Image result for Byrek me spinaq
Gjimave
Në Molise, ndër pjatat tipike të Portocannones, ku shqiptarët mbërritën në shekullin XV dhe ripopulluan qytetin e rrënuar nga tërmeti, është dhe gjimave, pjatë me bazë mishin e qengjit, vezë dhe djath të grirë; një recetë e lashtë shqiptare e “italianizuar” me përshtatjen edhe të domates dhe patateve të ziera. Sigurisht dhe me përdorimin e parmixhanos apo llojeve të tjerë italianë të djathrave.

Image result for gjimavePanari dhe nusia
I njëjti komunitet emigrues shqiptar, i cili u shpërngul nga Vendi i Shqiponja dhe pas rezistencës epike të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka ndikuar në fshatin e vogël me grekë në provincën e Avellinos. Ndër pjatat më tipike gjejmë panari (shporta) dhe nusia-n (kukulla), ëmbëlsira tipike pashkësh me biskota të dekoruar me zbukurime me ngjyra me formë zemre dhe kukulla, që u dhurohen meshkujve dhe femrave.
Kulaçi
Ndër pjatat me tipike mund të përmendim kulaçin, një ëmbëlsirë me bazë miell të butë gruri, bollgur, vezë, vaj, dhjamë derri, maja natyrale dhe maja birre dhe kopër të egër. Origjina e këtij ushqimi të thjeshtë është kulaçi shqiptar, i cili më së shumti njihet në versionin e kripur.
Image result for Kulaçi
Petullat me sheqer (Le vecchiarelle)
Mbi të gjitha, Kalabria ka numrin më të madh të komuniteteve arbëreshë; rreth 33 të tillë. Mes ëmbëlsirave më antike janë veçhiarelle, petulla të skuqura dhe të spërkatura me sheqer.

Image result for Le vecchiarelle
Strangujët
Dhe në fund në Siçili: Zona e shqiptarëve në provincën e Palermos deri në 1941 është quajtur zna e grekëve për shkak të ritit greko-bizantin që ndiqej nga banorët, të ardhur në ishull në shekullin e XV. Ndër pjatat më tipike të kësaj zone gjejmë strangujët, lloj njoki të mbushur me domate dhe shumë borzilok, pjatë e cila përgatitej për festën e Kryqit të Shenjtë më 14 shtator.
Image result for Strangujët

Keshilla