Lexoni Me Shume

Loading...

Thursday, November 9, 2017

Midhje të mbushura

Midhje të mbushura

Një pjatë e dytë që do t’ju kërkojë 1 orë kohë për përgatitje, por do të sjellë një shije ndryshe në tryezë.
Përbërësit
  • 300 gr spinaq
  • 100 gr mish derri (i grirë)
  • 50 gr proshutë
  • 32 midhje (të mëdha, të pastruara)
  • vezë
  • djathë Grana Padano (i grirë)
  • kripë
  • piper
  • lëng domateje
  • vaj ulliri
Përgatitja
1
Hapni midhjet fillimisht, me një thikë duke e futur mes dy valvulave dhe duke ushtruar presion të lehtë, pa i shkëputur nga njëra-tjetra. Pastaj lajini midhjet me kujdes.
2
Zieni spinaqin për 2 minuta, kullojeni, shtrydheni lëngun e tepërt dhe prejeni hollë.
3
Prejeni imët edhe proshutën. Përziejeni atë me mishin e grirë të derrit, vezët, 2 lugë djathë, spinaqin e grirë, një majë luge kripë dhe piper, duke e bërë një masë homogjene.
4
Mbushini midhjet me këtë përzierje me anën e një luge dhe mbyllni çdo midhje, duke i lidhur me spango kuzhine.
5
Vendosini midhjet në një tigan me vaj ulliri dhe 300 g salcë domatesh. Gatuajininë zjarr të mesëm për 15 minuta. Hiqini nga zjarri, largoni spangon dhe shërbejeni menjëherë.

Recent Posts

Loading...