Lexoni Me Shume

Loading...

Tuesday, November 7, 2017

Mënyra e çuditshme për të humbur 5.4 kg në javë



Nuk është një dietë strikte që do t’iu lerë të vdisni urie, të keni dëshirë të konsumoni ushqime të shpejta dhe të pasura me kalori. Sipas atyre që e kanë provuar dhe e rekomandojnë, përfitimet e saj janë se do të konsumoni sërish ushqim të shëndetshëm dhe me vlera ushqyese dhe dieta është e lehtë të ndiqet.
Në fakt, pjesë e kësaj diete është edhe mishi dhe peshku të përfshirë në vaktin e drekës. Është një dietë me pak kalori por nuk mund ta përdorni për periudha të gjata kohe.
Ta privoni trupin nga ushqyesit e shëndetshëm për shumë kohë do të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Megjithatë, nëse doni të humbisni disa kilogramë shtesë në mënyrë të shpejtë, dieta e vezëve është perfekte.
Dieta
Një gjë që duhet të kujtoni kur provoni këtë dietë është se vezët janë një burim i shëndetshëm ushqimor. Ato janë të pasura në ushqyes dhe konsiderohen si një nga burimet më të mirë për proteina.
Të konsumoni vezë i siguron trupit një dozë të shëndetshme mineralesh, ushqyesish dhe vitaminash. Një javë është e gjithë çfarë iu duhet për të humbur disa kalori, për të shpejtuar metabolizmin dhe për të pasur një trup më të mirë.
Kini parasysh se për këtë dietë është gjithashtu thelbësore edhe të pini ujë, kështu që mbajeni trupin të hidratuar sepse do t’iu ndihmojë që të hiqni qafe disa nga toksinat.
Pasi java të përfundojë mund t’i ktheheni sërish dietës normale. Megjithatë, me qëllim që të mos trondisni organizmin përpiquni të përfshini në dietë edhe grejpfruta, portokall dhe vezë e djathë në dietën tuaj ndërkohë që po ktheheni në dietën normale.
Plani i dietës
Siç e përmendëm më parë, përbërësi kryesor dhe burimi parësor i ushqimit në këtë dietë janë vezët. Ju keni nevojë për shumë vezë, por edhe për burime të tjerë ushqimi. Ja cili është plani i dietës dhe ja çfarë duhet të hani për një javë.
Dita 1
Mëngjesi juaj duhet të përbëhet nga 2 vezë të ziera, një filxhan qumësht me pak yndyrë dhe dy portokaj.
Për drekë keni nevojë për mish pule pa lëkurë (rreth 170 gr) dhe një filxhan çaji kos.
Darka duhet të përmbajë 1 vezë të zier, një portokall dhe rreth 110 gram mish pule të zier.
Dita 2
Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe lëng limoni nga një limon.
Për drekë mund të konsumoni një racion peshk të pjekur dhe një grejpfrut të freskët.
Darka duhet të përbëhet nga tre vezë të ziera dhe asgjë tjetër.
Dita 3
Këtë herë, për mëngjes do të konsumoni 3 vezë të fërguara dhe mund të hidhni brenda pak majdanoz, kopër dhe qepë.
Për drekë konsumoni një racion pulë të gatuar dhe disa lloje perimesh jeshile (gjethe jeshile apo lloje të ndryshme sallatash, kastravec, arugula dhe perime të ngjashme)
Darka juaj duhet të jetë një vezë e zier fort dhe dy portokaj.
Dita 4
Për mëngjes shtrydhni një limon të freskët në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe konsumoni dy vezë të ziera fort.
Dreka përfshin një racion mish viçi të zier dhe një grejpfrut.
Për darkë, ashtu si në ditën e dytë, konsumoni 3 vezë të ziera.
Dita 5
Këtë herë, për mëngjes konsumoni disa perime, ose dy karota së bashku me dy vezë të ziera fort dhe një lugë gjelle salcë kosi.
Dreka përfshin sërish karota, së bashku me dy vezë të ziera pa lëvozhgë dhe domate.
Për darkë duhet të konsumoni një racion peshk të zier, mund të jetë edhe peshk i konservuar dhe sallatë.
Dita 6
Mëngjesi përfshin një filxhan kos dhe një portokall ose limon të freskët.
Për drekë konsumoni dy vezë të ziera dhe dy grejpfruta.
Për darkë pini vetëm një gotë me ujë.
Dita 7
Mëngjesi përfshin dy vezë të ziera. Një fetë tostë të thekur dhe një domate.
Për drekë konsumoni 170 gr mish viçi dhe një grejpfrut ose portokall.
Darka është thjesht një gotë me ujë.

Recent Posts

Loading...