Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Kungullor nga misri

Kungullor nga misri
Përbërësit:
• 1 kg kungull i gërryer,
• 200 gr miell misri,
• Kripë,
• 400 gr mazë,
• Të larat e mazës-gjithsej 1 litër.
Përgatitja:
Shkrihet maza.
Largohet ena nga zjarri.
Shtohen të larat, kungulli dhe kripa.
Masa përzihet mirë, pastaj hidhet mielli ngadalë duke e përzier vazhdimisht.
Masa e përgatitur hidhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C për t’u pjekur për afro 25 minuta.
Ulet temperatura në 200 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 15 minuta.
Shërbehet me qumësht të ftohtë, djathë, etj.
Ju bëftë mirë

Keshilla