Loading...
Home » » Këndes me Çervish

Këndes me Çervish

Këndes me Çervish
Një recetë shumë e shijshme tradicionale me mish gjeli, narden kumbulle, hudhra, piper dhe majdanoz. Familjarët dhe miqtë tuaj do ta pëlqejnë pafund këtë gatim.


Përbërësit
  • 1.3 kg gjel (Këndes)
  • 60 gr miell
  • 100 gr gjalpë
  • 4 thelpi hudhër (e grirë)
  • 30 gr narden (kumbulle)
  • 15 gr kripë
  • 1 tufë majdanoz (i grirë)
  • 1 gr piper i kuq (pluhur)
Përgatitja
1
Vendosni këndesin në një tenxhere dhe gatuajeni në zjarr të mesëm deri sa të pijë ujin e tij.
2
Shtoni gjysmën e gjalpit, ujë deri sa të mbulohet, pak kripë dhe ziejini.
3
Skuqni miellin me pjesën tjetër të gjalpit deri sa të marrë ngjyrë kafe të hapur.
4
Hiqeni gjelin nga tenxherja, lyejeni me pak gjalpë dhe futeni në furrë të nxehtë për rreth 10 minuta.
5
Miellin e skuqur hidheni bashkë me hudhrat e nardenin te tenxherja me lëngun e gjelit dhe përziejeni mirë derisa të mos mbeten kokla.
6
Rregullojeni shijen për kripë. Vendosni këndesin në qendër të një pjatance të thellë shërbimi dhe hidhni sipër tij qullin.
7
Spërkateni me pak gjalpë të djegur me piper të kuq dhe majdanoz të grirë.
Share this article :

Lexoni Me Shume