Lexoni Me Shume

Loading...

Monday, November 6, 2017

Gullash- Gjella më e preferuar nga të gjithë

Gullash- Gjella më e preferuar nga të gjithë

Përbërësit
  • 1 kg mish viçi
  • 500 gr qepë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 karrotë
  • 2 lugë salcë domatesh
  • 2-3 lugë uthull të bardhë
  • 50 gr piper i kuq
  • 500 ml lëng supe e zier
  • 2 fleta dafinë
  • kripë
  • piper i zi
  • majdanoz
  • 3-4 lugë gjalpë

Përgatitja:
Qerojmë qepën dhe hudhrën, dhe pasi i grijmë i vendosim në një tenxhere ( e cila duhet të jetë e thellë dhe e përshtatshme që të futet në furrën e sobës.
Pasi kemi bërë këtë, shtojmë edhe karrotën e prerë në rrathë dhe vazhdoni ta përzieni në temeraturë të ulët
Ndërkohë përziejmë  piperin e kuq, uthullën, salcën e domates dhe lëngun e supës .
Këtë përzierje të lëngshme e shtojmë tek qepët që  deri më tani duhet të jenë zbutur mjaftueshem.
Po aty shtojmë edhe mishin e grirë në copëza jo shumë të vogla dhe përzijmë ngadalë.
Mishin e përgatitur e fusim në furrë në temperaturë 160 gradë për 3-4 orë derisa mishi të zjejë mjaftueshëm, duke përzier e herë pas here.
Këtë gjellë të shumëkërkuar e shërbejmë të nxehtë me pure patatesh.

Recent Posts

Loading...