Lexoni Me Shume

Loading...

Monday, November 6, 2017

Gliko me Arra

Gliko arre

Traditë kryesisht në zonën e Përmetit, një gliko arre është receta që ju sugjerojmë sot.
Ja si ta përgatisni:
1 litër ujë
3 lugë gjelle gëlqere
lëngu i një kokërr limoni
1 shkop kanelle
4 karafila
2 kilogamë sheqer
50-60 kokrra arra jeshile( të pabëra)

Përgatitja:
Në fillim vendosim disa doreza në duart tona dhe fillojmë tu heqim lëkurën arrave jeshile. Fusni arrat në një enë me ujë të ftohtë për 9 ditë duke ja ndërruar ujin vazhdimisht. Vendosini një pjatë të rëndë sipër për ti mbajtur të zhytyra në ujë. Pas 9 ditësh, arrat do ti fusim në një enë ku kemi holluar më parë gëlqeren me pak ujë. I lini aty përreth dy orë.
Më pas i shpëlani mirë dhe i çani në sipërfaqe që të ziejnë mirë. I vendosni në një tenxhere, i mbuloni me ujë të ftohtë dhe i lini të ziejë për 10 minuta. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë.Kullojini dhe i lini mënjanë.
Tani përgatisni shurupin, duke zierë ujin me sheqer. Vendosni brenda arrat për 30 minuta. Shtoni lëngun e limonit, karafilin dhe kanellën të mbështjellur më parë me nape që në fund do ti heqim. I lëmë të ziejnë edhe 30 minuta derisa të zbutën tërësisht.
Kur lëngu i glikosë të jetë trashur dhe arrat të jenë zbutur glikoja është gati. E fusni nëpër kavanoza të sterilizuar, i përmbysni dhe i lini të ftohen plotësisht. Ruajeni në vend të thatë dhe konsumojeni të paktën një javë nga përgatitja.

Recent Posts

Loading...