Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Byrek role me mish dhe speca



Byrek role me mish dhe speca

Perbersit:

1 pako petë sfoljatë
1 kokërr qepë
400 gr mish të grirë
2-3 speca jeshil dhe të kuq
1 kokërr vezë + 1 të verdhe
2 lgj keçap
150 gr djath kaçkavall
2 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Pergatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.
Në një tigan me një lugë vaj ulliri kaurdisim mishin e grirë derisa të përthithë komplet lëngun. E largojmë më pas dhe e vendosim në një tas të ftohet duke e rregulluar me kripë dhe piper të zi. Në të njëjtin tigan ku kaurdisëm mishin e grirë shtojmë një lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën. Sapo qepa të zbutet shtojmë specat dhe i kaurdisim së bashku me qepën për pak minuta. Bashkojmë në një enë të vetme qepën me specat dhe mishin e grirë, i trazojmë mirë dhe shtojmë keçapin dhe një kokërr vezë të rrahur.
Hapim petën në tavolinë dhe më pas shtojmë në të gjithë sipërfaqen mbushjen me mish dhe speca. Mbi mbushje grijmë djathin dhe më pas mbështjellim petën role. Rregullojmë anët dhe në fund e lyejmë petën e mbështjellë me të verdhë veze. E vendosim fillimisht për 10 minuta në furrën e ngrohtë në temperaturën 220 gradë e më pas e ulim temperaturën në 170 gradë Celsius për 15 minuta.

Byrek-role-me-mish-dhe-djathëra

Keshilla