Loading...
Home » » Brumi me vezë (për makarona, lazanja, ravioli, tortelini etj

Brumi me vezë (për makarona, lazanja, ravioli, tortelini etj



Te besh makaronat e fresketa ne shtepi eshte nje luks te cilin jo shume amvisa e kane, me shume per shkak te kohes, sepse receta per ta realizuar eshte elementare. Sekretet kryesore per te arritur nje rezultat te perkryer jane disa si: raporti i sasise se miellit me vezet duhet te jete 100gr miell per cdo veze, brumi duhet te punohet per te pakten 10 minuta me dore ne nje siperfaqe pak te ashper, vezet duhet te rrihen lehtesisht me pirun perpara se ti hidhen miellit e te tjera truke te vogla te cilat mesohen gradualisht dhe me eksperience.

Perberesit

  • 400gr miell 00 te bute
  • 4 veze mesatare (70gr secila) ne temperature ambjenti
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1/2 luge te vogel kripe
Ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim miellin e situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun, vajin e ullirit dhe pak kripe. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell.
E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.
E ndajme brumin ne dy pjese perpara se ta hapim me okllai dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat.
E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise. E presim peten ne trashesine e deshiruar. Per te formuar Taljatele ose Taljolini, e rrotullojme peten rreth vetes dhe e presim me nje thike me maje te mprehte. Sapo i kemi prere, i crrotullojme, i hapim ne nje cep te tavolines se punes te lyer me miell dhe i perdorim brenda nje ore.
Veprojme ne te njejten menyre edhe me pjesen e mbetur te brumit.
I gatuajme makaronat ne uje te vluar me kripe per 4 minuta, kohe e cila varet gjithmone nga trashesia e tyre.
Share this article :

Lexoni Me Shume