Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

11 ushqime që ndihmojnë të luftoni mungesën e hekurit për gratë shtatzëna


Shumë gra vuajnë nga anemia gjatë periudhës së shtatzanisë për shumë arsye. Por mund ta luftoni këtë gjendje me një ndryshim të vogël në dietën tuaj. Poshtë do të gjeni 11 ushqime që do t’ju ndihmojnë gjatë kësaj periudhe:
1.Mollët
Mollët janë të njohura për të përmirësuar nivelin e hekurit në gjak. Molla përmban vitaminë C që ndihmon trupin të përthithë hekurin në një mënyrë më të mirë. Të hash një mollë në ditë ndihmon të luftoni problemin e mungesës së hekurit. Gjithashtu përmbajnë kalium.
2. Pjeshkët
Pjeshkët janë konsideruar si një burim i shkëlqyer hekuri. Pjeshkët e thara përmbajnë një sasi të konsiderueshme hekuri. Mund ti konsumoni në mëngjes ose si vakt të ndërmjetëm.
3.Mjalti
Mjalti është i mirë për shëndetin në tërësi. Ka një përmbajtje të lartë hekuri. Gjithashtu dhe minerale si magnezi për të rritur nivelin e hemoglobinës në gjak.
4. Ushqime deti
Peshku është një burim i mrekullueshëm për të luftuar mungesën e hekurit gjatë shtatzanisë. Tuna dhe salmoni janë burime të pasura hekuri.
5. Arrat
Arrat sigurojnë një burim të mrekullueshëm hekuri. Ato ndihmojnë të rrisin nivelin e hekurit në mënyrë të shpejtë dhe efektive. Këtu përmendim pistakët, kikirikët, bajamet e pjekura etj.
6. Soja
Fasulet e sojës janë të njohura për sasi të larta hekuri dhe vitaminash. Gjithashtu nuk ka kalori dhe janë të mbushura me proteina.
7. Shega
Shega ka sasi të larta hekuri dhe vitamine C. Ndihmon në përmirësimin e rrjedhës së gjakut. Po ashtu trajton dhe simptomat e anemisë gjatë shtatzanisë.
8. Vezët
Vezët janë të pasura me proteina dhe anti-oksidantë. Këto nutrientë ndihmojnë që trupi të marrë vitaminat e nevojshme gjatë anemisë. Një vezë e madhe besohet se përmban 1 mg hekur.

Keshilla