VIDEO/ Shqipëria skuadër e vështirë? Pique nuk e mban dot të qeshurën

Capture-8
Ditën e mërkurë Gerard Pique doli në një konferencë për shtyp ku foli gjatë mbi situatën në Katalonjë si edhe për futbollin. Ndeshja e radhës është kundër Shqipërisë, kështu edhe gazetari e pyeti në lidhje me Kombëtaren tonë.
“Shqipëria është e vështirë apo jo?”, ishte pyetja e gazetarit. Në ato momente futbollisti nuk e mban dot të qeshurën dhe më pas përgjigjet kështu:
“Shqipëria është një skuadër që… (qesh përsëri) isha përgatitur për pyetje tjetër… Është një skuadër e vështirë, e tregoi veten duke u kualifikuar në Europianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë, mbyllen mirë dhe godasin në kundërsulm”, tha Pique pasi arriti të rikthente seriozitetin.
Ndeshja Spanjë-Shqipëri do të luhet të premten në orën 20:45. Reagimin e Pique mund ta shihni në minutën e 15.
Klikoni ketu per ta pare videon ----> Video
Powered by Blogger.