VIDEO/ Dikush surprizon “live” Inis Gjonin por i ankohet për diçka…

40de4cdeec1c087707ae758a4d35d539
Regjisorja Inis Gjoni ka qenë këtë të premte e ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të folur për projektin e saj të ri në teatër “Çifti i çuditshëm” – një vepër e cila ka bërë bashkë një sërë aktorësh të dashur e të pëlqyer të publikut. Pjesë e këtij projekti është edhe aktorja Ana Lika, mbesa e regjisores, e cila përballet për herë të parë me skenën e teatrit.
E pyetur për këtë raport, por edhe për punën me mbesën e saj, Inisi tha se “Ana ka spikatur shumë herët, është aktore konkrete dhe kjo më pëlqen tek ajo. Ajo ka një lloj organiciteti që mua më pëlqen. Për rreth dy vite, ajo shfaqi veten në një spektakël humori. Kjo është dalja e parë e Anës në teatër, por komedia i rri shumë mirë dhe jam e sigurt që do të dalë mirë”,- tha regjisorja.
Por nuk e kishte ditur se Ana dhe “Rudina” i kishin përgatitur një surprizë. Përmes një videomesazhi, Ana rrëfeu publikisht konsideratën për tezen, raportin e veçantë me të, por nuk hezitoi edhe t’i bënte një ankesë për orarin e provare: “Ti nuk e prisje që unë të isha këtu, por ja që më morën me zor. Unë doja të thoja që të kam shumë xhan dhe ti e di këtë. Doja të thoja që je edhe regjisore shumë e mirë, se është hera e parë që punoj me ty si regjisore, por edhe këtë e di. Kur më pyesin se si është raporti me Inisin, unë di të them se është shumë delikat edhe i bukur, jo si mbesë dhe teze, por shumë më shumë. Tani nuk e di si është nga ana jote, por për mua kështu është, mos më nxirr bllof aty te “Rudina”, të lutem.
Ankesë që kam është për ty është orari i provave: Mos ta lësh në mëngjes se unë mezi zgjohem. Tani që ta thashë publikisht, besoj se do të ndërrosh mendje”,- tha Ana në mesazhin e saj.
“Ishte surprizë, m’u bë shumë qejfi që
ishte”, – tha Inisi për Anën, mesazhi i së cilës e gëzoi shumë.



Powered by Blogger.