Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Vaji esencial që të gjitha gratë pas të dyzetave duhet ta njohin

Vaji esencial që të gjitha gratë pas të dyzetave duhet ta njohin

Sapo hyjnë në dekadën e katërt të jetës, gratë fillojnë të besojnë se kanë hyrë në fazën më të frikshme dhe stresuese.
Vaji që do ti përmirësojë mënyrën e jetesës dhe që duhet me patjetër ta njohin është ai i sherebelës. Ky vaj ofron shumëllojshmëri të përfitimeve shëndetësore si:
1-Ndihmon tretjen
Sherebela nxit prodhimin e biliarit dhe kështu përshpejton metabolizmin. Nga ana tjetër ndihmon tretjen e ushqimit dhe mbështet absorbimin e vitaminave dhe mineraleve në trup.
2-Përmirëson gjumin
Vetitë qetësuese të këtij vaji sigurojnë një gjumë më të mirë, duke reduktuar stresin, balancuar nivelet e hormoneve dhe trajtuar pagjumësinë.
3-Parandalon infeksionet
Vaji i sherebelës trajton plagët dhe infeksionet e lëkurës, për shkak të vetive antiseptike dhe antimikrobike.
4-Balancon hormonet
Ky vaj rregullon nivelet e estrogjenit në trup. Nivelet e tepruar të estrogjenit shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore, siç janë infertiliteti, kanceret me bazë estrogjeni dhe vezoret policistike.
5-Ndihmon në dhimbjet menstruale
Meqenëse balancon nivelet e hormoneve në trup, ky vaj heq edhe dhimbjet e rastësishme të barkut apo ato menstruale.
Sherebela ka veti të fuqishme antispazmatike, kështu që zbut spazmat dhe kontraktimet.
6-Përmirëson qarkullimin e gjakut
Vaji mrekullibërës, gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut, relakson arteriet dhe trurin, kështu që hap enët e gjakut dhe ul presionin e tij.
7-Përmirëson lëkurën
Përdorimi i vajit të sherebelës bën që fytyra të hidratohet dhe të jetë më e butë.
8-Lehtëson stresin
Studimet kanë treguar se ky vaj redukton ankthin dhe frikën, dhe zvogëlon stresin. Ndaj ju mund ti shfrytëzoni cilësitë e saj terapeutike për t'u çlodhur dhe për të qetësuar trupin dhe mendjen tuaj. 

Keshilla