Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Si të zbardhim dhëmbët me këta dy përbërës



Zakonisht për të pasur dhëmbët sa më të shëndetshëm dhe të bardhë shumë njerëz u drejtohen qendrave të ndryshme të dentistëve, të cilat janë të efektshme, por kushtojnë edhe shumë. Në këtë artikull do tju japim disa këshilla natyrale të cilat na mësojnë si të zbardhim dhëmbët, këto këshilla janë shumë të efektshme, por gjithmonë duhet të keni parasysh mos të abuzoni me përdorimin e tyre. Shumica e njerëzve mendojnë që zverdhja e dhëmbëve vjen si rrjedhojë e një higjene jo të mirë orale, por në të vërtetë nuk është ky shkaku kryesor.
Shkaku kryesor janë ushqimet që konsumojmë, apo pije dhe substanca të ndryshme, të cilat ndikojnë në prishjen e smaltit të dhëmbëve tanë: kafeja, çaji, duhani, janë këto të gjitha substancat që ndikojnë në zverdhjen e dhëmbëve.
1.Zbardhja e dhëmbëve me lëng limoni
Limoni rekomandohet shumë tek ata persona që i kanë dhëmbët të verdhë për shkak të nikotinës. Mund të bëni shpëlarje me lëngun e limonit ose të fërkoni direkt tek dhëmbët lëkurën e tij. E njëjta metodë mund të përdoret edhe me lëkuren e portokalles.
2.Zbardhja e dhëmbëve me sodë buke
Është shumë e efektshme për zbardhjen e dhëmbëve. Mund të vendosni pak sodë bukë te furça e dhëmbëve në vend të pastës dhe t’i lani dhëmbët në mënyrë shumë të ngadaltë dhe delikate, pasi po t’i fërkoni shumë fort rrezikoni të shkaktoni efektin e kundërt nga ai që dëshironi. Mund ta aplikojmë këtë metodë vetëm 1 herë në javë, dhe jo më shpesh.

Keshilla