Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Si të gatuani pite të shoqëruara me djathë të bardhë



Pitet janë një gatim tipik i vendit tonë. Të ngjashme me petullat por më të shijshme dhe më krokante, pitet janë ideale për çdo ditë.
Mëngjesi juaj dhe i fëmijëve tuaj do të jetë një dashuri me ndihmën e këtij ushqimi.
Përbërësit:
300 gr miell, 100 ml kos, vaj ulliri, kripë, sodë buke, 1 filxhan çaji ujë i vakët
Përgatitja:
Në një tas shtoni të gjithë përbërësit me rradhë, miellin, kosin, vajin e ullirit, kripën, sodën dhe ujin e vakët.Përzieni me duar derisa brumi të bëhet gati. Brumi duhet të jetë i ngjeshur.Lëreni brumin për 30 minuta dhe më pas hapeni me duar duke i dhënë formën që ju dëshironi.Hidhni vaj të bollshëm në një tigan dhe kur vaji të jetë nxehur shtoni piten.
Kthejeni nga ana tjetër me ndihmën e një piruni. Shoqërojini me djathë.

Keshilla