Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi dhe Arnav në muaj mjalti, ja ç’do ndodhë këtë javë


Kushi bën gjithçka për të irrituar Arnavin. Arnav ndërkohë fillon të besdiset nga Kushi dhe bëmat e saj. Sham planifikon që të sillet mirë në sy të Arnavit dhe më pas ta sulmojë.
Kushi përgatit ushqim për Arnavin dhe punonjësit e tij. Të gjithë e pëlqejnë shumë ushqimin e Kushit. Arnav gjithashtu. Të gjithë duan të konsumojnë ushqimin e Kushit dhe punonjësi i menzës shkon duke qarë tek Arnav duke i thënë se i ka prishur punë.
Arnav mendohet mirë mbi çështjen e Shamit dhe Anxhalisë dhe vendos mos të hedhë më para në llogarinë e Shamit por vetëm tek ajo e Anxhalisë. Shamit i ikën truri kur e merr vesh.
Ai manipulon Anxhalinë dhe blen një orë të shtrenjtë me paratë e saj. Më pas Sham dëgjon Arnavin dhe Kushin duke i zënë dhe i thotë Anxhalisë.
Gjyshja i jep bileta për një udhëtim për muaj mjalti Kushit dhe Arnavit por ky i fundit e anullon udhëtimin. Gjyshja dhe Anxhali vendosën që Arnav dhe Kushi ta kalojnë muajin e mjaltit në shtëpinë Raizada. Ato e kthejnë shtëpinë në një hotel ekzotik.
Arnav është me nerva ndërsa Sham i dhuron Kushit një buqetë me lule. Arnav dhe Kushi e kalojnë muajin e mjaltit në një dhomë pa telefona dhe pa drita.
Arnav ndez çakmakun për të parë por shtrati merr flakë. Kushi frikësohet megjithatë ata arrijnë të shpëtojnë duke hedhur ujë.
Ditën tjetër Kushi mëson se klientët e rinj të Arnavit janë mashtrues. Ajo thërret policinë. Kushi i kërkon Arnavit ta falenderojë.
Powered by Blogger.