"Si ta quaj kete dashuri" Khushi mbulohet em shami... ja cfare ndodh neser.

Screenshot_1
Arnav dëgjon disa zëra fëmijësh. Ai sheh Kushin duke dhënë mësim. Gjyshja i thotë Arnavit se Kushi do i japë mësim fëmijëve çdo ditë pas shkolle. Arnav bëhet me nerva. Kushi i tregon fëmijëve një histori. Në fillim ato nuk e kanë mendjen por Kushi e tregon aq bukur sa të gjithë përqëndrohen tek ajo. Arnav është duke kaluar me kufje në vesh duke folur. Ndërkohë Kushi po u tregon një histori fëmijëve ku personazh kryesor janë i keqi dhe e bukura. Arnav kalon aty dhe Kushi është duke ecur mbrapsht dhe përplaset me Arnavin. Fëmijët mendojnë se Arnav është i keqi i historisë dhe e përzejnë atë. Kushi vazhdon historinë dhe pak a shumë tregon historinë e saj dhe të Arnavit. Arnav e dëgjon. Më pas të dy i çojnë letra njëri tjetrit me anë të fëmijëve. Njëri nga fëmijët përplaset me Anxhalinë  dhe ajo lexon letrën që ai do ja çonte Arnavit. Kushi i shkruan Arnavit se ditën që u martua me të ndaloi së besuari tek përrallat. Anxhali mendon se duhet të bëjë diçka që Arnav dhe Kushi mos të zihen më. Në darkë Kushi shkon në dhomë dhe gjen Arnavin duke fjetur. Por në fakt ai nuk po fle shkruan revistawho.com. Kushi i thotë Lakshmit se nuk do ta shohë më fytyrën e Arnav pasi gjatë ditës do merret me biznesin e shpërndarjes së ushqimeve dhe në darkë do merret me mësimin e fëmijëve. Arnav e dëgjon këtë. Kushi shkon në krevatin e saj dhe fle. Arnav kthehet për ta parë dhe më pas e zë gjumi. Në mëngjes Arnav sheh që Kushi nuk është në krevat. Ai bëhet gati dhe shkon poshtë. Anxhali i kërkon Arnavit mos të zihet me Kushin pasi ajo bën shumë për të dhe për familjen. Ajo shkon më pas tek Kushi dhe i thotë: Si do gjesh kohë për Arnavin kur ti punon kaq shumë? Ajo e këshillon Kushin që ta bëjë Arnavin të ndihet i dashuruar sepse vetëm atëherë do të shohë një Arnav tjetër. Kur Anxhali largohet Kushi vendos të bëhet një tjetër femër në sytë e Arnav. Kur ai vjen Kushi i heq atij këpucët. Arnav habitet nga sjellja e saj. Ai nevrikoset. Kushi vendos edhe shami në kokë dhe Arnav i thotë ta heqë. Kushi i thotë se ai nuk do që t’ja shohë fytyrën kështu që ajo u mbulua. Ajo largohet. Arnav po bëhet gati për punë. Ai hap dollapin dhe nuk sheh kostumet e tij por disa këmisha me ngjyra. Arnav bëhet me nerva. Kushi vjen dhe i thotë se i hodhi rrobat e tij sepse ishin të gjitha të zeza. Ajo i thotë të veshë ndonjë nga këmishat me ngjyra duke e nervozuar Arnavin. Manorama dhe Akash po flasin për një vajzë që do vijë mysafire. Pajal nuk e di kush është ajo dhe ndihet e lënë jashtë muhabetit. Anxhali ka shkuar tek doktori. Arnav zbret poshtë dhe të gjithë habiten kur e shohin të veshur me këmishë ngjyrë vishnje.
Powered by Blogger.