Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav sëmuret për faj të kushit, ja ç’do ndodhë këtë javë

11
Arnav performon me Kushin në konkurs. Të ftuarit e pëlqejnë shumë performancën e tyre. Pajal e prish performancën me Manormën pasi do që çmimin ta fitojë një konkurrente që ka nevojë për para.
Kushi fiton çmimin por ajo nuk e pranon dhe çmimin e merr konkurrentja që ka nevojë për para. Arnav akuzon Kushin se po mundohet të lë përshtypje të mirë familjes së tij se ajo nuk i do paratë.
Kushi pyet Arnavin pse u martua me të por ai i thotë të presë për përgjigjen. Kushi fillon të japë mësim në shtëpinë Raizada. Arnav besdiset nga zhurmat e fëmijëve.
Kushi fillon të sillet me Arnavin si një grua e vërtetë duke vënë pikë të kuqe në ballë dhe duke iu përgjigjur urdhërave të tij. Arnav bëhet me nerva nga sjellja e Kushit.
Në serial vjen një personazh i ri. Kur Akash i tregon Pajalit se do vijë një vajzë ajo xhelozon por më vonë habitet kur sheh një vajzë të vogël e cila është kushërira e Akashit.
Kushi i çon ushqimin Arnavit në kompani. Ajo e ndërpret nga mbledhja, shkruan revistawho.com. Arnav nuk pranon të hajë ushqimin e Kushit dhe i thotë të shkojë në shtëpi.
Kushi pret për Arnavin që të vijë për darkë por e merr uria dhe han çdo gjë duke e lënë Arnavin pa ushqim. Kur vjen Arnav ajo fillon gatuan. Arnavit i bie të fikët.
Anxhali kujdeset për Arnavin dhe e sjell në vete. Kushi ndihet fajtore. Ajo rri zgjuar gjithë natën dhe kontrollon mos Arnavit i ndodh gjë.
Anxhali i tregon Arnavit se Kushi ka ndenjur zgjuar gjithë natën. Arnav gënjen dhe bën sikur është akoma sëmurë që Kushi të sillet mirë me të.
Sham fotokopjon çelësin e Arnav. Kushi vendos që largohet nga shtëpia Raizada dhe të jetojë disa ditë në shtëpinë e saj me Arnavin.
Powered by Blogger.