Si ta dallojmë peshkun e freskët?




I pasur me Omega 3, peshku është një ndër ushqimet më të preferuara në këtë periudhë të vitit, sidomos kur kemi zgjedhur ti kalojmë pushimet pranë detit. Në treg mbizotërojnë lloje të ndryshme peshqish por vështirësia qendron tek dallimi i një peshku të freskët ose jo.
Ne po ju rendisim disa karakteristika që duhet të kini parasysh para se të blini peshk:
Nuk duhet të kenë erë të keqe.
Mishi i tyre duhet të jetë i fortë.
Sytë e tyre duhet të kenë shkëlqim.
Anusi duhet të jetë i mbyllur
Lëkura e peshkut nuk duhet të jetë e shkëputur nga mishi
Velëzat duhet të kenë ngjyrë të kuqe
Barku i tyre nuk duhet të jetë shumë i fryrë.
Tashmë me anë të këtyre këshillave, ju do të dini të zgjidhni peshkun e duhur për vaktet tuaja!
Powered by Blogger.