Loading...
Home » » "Si t quaj kete dashuri" Khushin tenton te vetevritet...ja cfare ndodh neser.

"Si t quaj kete dashuri" Khushin tenton te vetevritet...ja cfare ndodh neser.


Kushi është duke qarë dhe flet me vete duke thënë se ajo e di qe vetëvrasja është e gabuar. por ajo e bën per shkak te Arnavit. Ajo mendon se si do të vetëvritet me tableta ose duke varur veten, por ajo gjen nje zgjidhje tjetër. Kushi përqafon Garimen dhe hallen ajo u thotë te kujdesen per veten e tyre. Kushi i thote edhe Arnavit qe te jete i kujdesshëm me nivelin e sheqerit. Ajo i thote atij të mos mendoj asgjë dhe se ajo e ka falur. Kushi ka hipur ne nje ndertese te larte dhe ecen anes taraces, ajo bëhet gati te hidhet por ndalon kur shikon fëmijët qe luajne poshte. Arnav shkon ne dhomë dhe shikon qe yjet nuk jane me aty. Ai gjen nje shënim mbi posterin e Salman Khan,aty thote qe ta hap pas nje ore. Arnav e hap dhe brenda gjen nje leter dhe yjet. Ne leter shkruhet se ajo do te behet yll si prindërit e saj,por me i shndritshëm.Arnav menjëherë del nga shtëpia në kërkim të Kushit.Kushi është ende anes taraces duke u përpjekur të hidhet,por ajo mer nje telefonate nga Arnavi.Kushi i thote Arnavit te ik qe aty përndryshe do të bjer mbi te.Arnav e shikon dhe e thërret, ai i thote te ndaloj por Kushi mendon se ai e bën kete qe ta shtyjë vet. Arnav shkon me vrap ne tarace.Ajo i thote Arnavit se po mbaron punën qe ai nisi vdekjen..Kushi gjithashtu i thote se nuk do te behet fantazëm dhe as nuk do ti përndjek ate dhe Lavanjen.Arnav habitet qe Kushi përmend Lavanjen.Kushi i thote se perse ia fsheh te vërtetën e martesës se tyre. Kurse Arnav i thote Kushit qe ai kurrë nuk do të martohej me Lavanjen.Ajo përsëri e pyet per te vërtetën e martesës.Ndërkohë ne kete moment ata kujtojnë momentet qe kane kaluar me njëri tjetrin. Kushi thote se do te hidhet. Ajo kthehet nga Arnav dhe humbasin ne shikimin e njëri tjetrit nen muzikën rabave.Kushi kërcen per tu hedhur por menjehere Arnav e kap ate dhe e shpëton. Kushi sërish e pyet ate per te vërtetën. Ai i zemëruar përgjigjet se e di gjithe te vërtetën për të dhe Shamin si edhe marrëdhënien e tyre. Arnav i thote se ajo do te qendroj me te derisa Anxhali dhe femija te jene te sigurte dhe ai duhet të qendroj i qetë.Ai u martua me te sepse e donte shumë motrën e tij dhe do te bente gjithçka per te gjithashtu i thote qe e urren ate.Ai iken dhe e le Kushin te tronditur nën bisedën qe ai i tha. Shami shikon dosjen qe vodhi nga dollapi i Arnavit, Anxhali vjen aty dhe ai e fsheh,ajo e pyet perse e fsheh.Kushi shkon në shtëpi dhe sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ajo flet dhe qesh si gjithmonë Arnav e shikon me inat ai e tërheq prej krahu dhe i thote se si shtiret aq mirë dhe çfarë po planifikon. Ata te dy behen gati të largohen nga shtëpia Gupta. Ata takohen me hallen dhe Garimen marin bekimet e tyre dhe nisen. Kushi është ne makine me Arnavin dhe i thote se e ka marrë malli per te gjithe dhe përmend emrat e tyre pervec Shamit,por Arnav se humbet rastin per tia kujtuar dhe përmend Shamin.Kushi ndërron bisedën dhe Arnav zemerohet ndalon makinën dhe e nxjerr jashtë Kushin me forcë.Ai thyen kornizën me foton e tyre qe ia dhuroi halla dhe Garima. Ai i thote Kushit se nuk do ta harroj lehtë dhe e di se ajo është eksperte e fshehur cdo gje,gjithashtu i thote se eshte me mire qe prindërit nuk janë deshmitar te ketyre gjerave qe ajo ka bërë. Kushi zemerohet dhe i thote mos ti përfshij prindërit ne kete mes.Kushi përpiqet te largohet,por Arnav i thote se ajo nuk do të largohet as me nje vend pa iu përgjigjur pyetjeve qe ai ka.Kushi thote nëse ai ka mendim te keq per te atëherë ajo mendon se asnjë përgjigje nuk ka vlerë per te.Arnav zemerohet.


Share this article :

Lexoni Me Shume