“Shpërthen” Olti Curri: Titull shpifje, Ermali ka kunjë me Top Channel dhe tenton të më përdorë mua

Ditët e fundit në rrjetet sociale është komentuar shumë largimi i Olti Currit përfundimisht nga Top Channel dhe Top Albania Radio ku vetë blogeri e ka bërë të ditur se përfundimisht i ka prerë marrëdhëniet e punës me këtë televizion. Menjëherë pas kësaj deklarate në faqen zyrtare Xing. Al është publikuar një artikull ku thuhej se Olti Curri e kishte quajtur Top Channel dhe emisionin Top Show Magazine një treg fshatar.
Blogeri Olti Curri ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Instagram ku i ka mohuar totalisht këto akuza duke thënë se sipas tij këto ishin shpifje të bëra nga Ermal Mamaqi dhe portali i tij pasi ai vetë mund të ketë ndonjë kunjë me Top Channel.
“A mos vallë @ermalmamaqiofficial ka ndonjë kunjë më Top Channel dhe më shfrytëzon mua! Sajon tituj për ti share? Hmmmmm… Po pse harxhojnë lekë, hapin portale për të nxjerrë kunjat! Unë i nxjerr me emrin dhe mbiemrin tim.
Kurse porthalja e Ermalit, Xingu është gjithmonë në top listën e porthaleve.. Sa herë e hap më kujton banjot e trenave para 90-tës kur më çonin të bëja shurrën, teksa shkonim nga Dr-Tr, ndryshk dhe m.. Titulli shpifje”, shkruan opinionisti në Instastory.

Powered by Blogger.