Lexoni Me Shume

Loading...

Friday, October 27, 2017

Receta e vajit të ngrohtë të ullirit për rritjen e flokut 5 cm në javë

Receta e vajit të ngrohtë të ullirit për rritjen e flokut 5 cm në javë

Në këtë artikull nuk do të flasim për vlerat ushqyese të vajit të ullirit në gatime, por për mrekullinë që bën me flokët tuaja. Përveçse i rrit, ai gjithashtu dhe i rigjeneron, trajton fijet e dëmtuara, si dhe u jep shkëlqimin dhe volumin e dëshiruar!

Maska që do t’ju sugjerojmë është tepër efektive dhe e lehtë per tu aplikuar. Nuk do të marrë shumë nga koha juaj.
Së pari, do tju duhet një enë qelqi për mikrovalë dhe gjithashtu vaj ulliri. Vendosni vajin e ullirit në mikrovalë dhe ngroheni per 10 sekonda ose me pak (sigurohuni që vaji të jetë i vakët, jo i nxehtë sepse nëse është tepër i nxehtë shkakton rënie të flokëve). 
Më pas aplikojeni vajin e ullirit që nga rrënja, deri te majat e flokëve, duke e hapur me kujdes, në të gjithë flokun.
Duhet te qendroni me kokën poshtë për 4 minuta, që rrënja ta përthithi në mënyrën e duhur. Pas këtyre 4 minutave uluni dhe mbajeni vajin e ullirit në flokë për dy orë. Vendosni qese plastike në flokë, për një rezultat më të mirë dhe të shpejt.
Flokët kanë nevojë për trajtime rigjeneruese ndaj mos ia kurseni, por kujdesuni më shumë për pamjen tuaj të jashtme.
Më pas lajini flokët si zakonisht, me shampo. Në fund vendosni pak balsam. Nëse maska përsëritet 2 herë në javë, flokët tuaja do të rriten 3 -4 cm. 

Recent Posts

Loading...