Lexoni Me Shume

Loading...

Monday, October 23, 2017

Një recetë supe me kocka

Një recetë supe me kocka

Koha e përgatitjes është mjaft e shkurtër duke e bërë këtë supë një alternativë të mirë edhe për ata që nuk kanë shumë kohë. Nëse jeni duke luftuar të ftohtin ose gripin, kjo supë me kocka është e shkëlqyer për të përshpejtuar shërimin. Është një ushqim i madh për trupin tuaj.


Përbërësit: 
3-4 kocka me palcë viçi
1/2 filxhan uthull molle
4 litra ujë
3 degë selino të prera përgjysmë
3 karota të prerë kubikë
3 qepë të grirë imët
½ lugë gjelle me kripë
pak borzilok të freskët
Përgatitja:
Vendosni kockat në një tenxhere, shtoni uthull dhe ujë dhe lëreni të ziejnë përreth 1 orë. Shtoni më shumë ujë nëse nevojitet për të mbuluar kockat. Më pas shtoni perimet. Në 10 minutat e fundit shtoni pak majdanoz për aromë dhe kripën për shije. Këtë supë mund ta ruani edhe në frigorifer për 5-7 ditë.
Copyright GatimeTradicionale.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

Recent Posts

Loading...